11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Poshte regjimi antishqiptar” /Sali Berisha fton qytetarët në protestën e mosbindjes civile më 29 Tetor

Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për mobilizim qytetar në protestën e mosbindjes civile të planifikuar për datën 29 tetor. Protesta pritet të bllokojë disa akse kryesore në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e interesave dhe lirive themelore të shqiptarëve, të cilat, sipas Berishës, janë duke u minuar nga qeveria e Edi Ramës.

“Po e bëjmë këtë për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve,” u shpreh Berisha, duke nënvizuar se mosbindja civile është një mjet për të ruajtur lirinë dhe dinjitetin e atyre që besojnë në votën e lirë dhe sundimin e ligjit.

Ai theksoi se të dhënat nga Eurostat tregojnë se nga viti 2014 deri në vitin 2023, Shqipëria ka humbur 1.099.734 qytetarë, të cilët janë larguar drejt hapësirës së Shengenit. Berisha përmendi gjithashtu emigrimin e shqiptarëve në SHBA dhe vende të tjera, duke e cilësuar këtë largim masiv si një pasojë të drejtpërdrejtë të regjimit aktual qeveritar.

“I ftoj qytetarët të bashkohen në këtë protestë,” theksoi Berisha, duke e përshkruar protestën si një përpjekje kundër asaj që ai e quan një “regjim antishqiptar” që po cënon të drejtat dhe të ardhmen e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...