Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore nisën dy ditë më parë, kur stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale konfirmoi se kishte nevojë për trajtim të specializuar.
Gjatë ditës së sotme, përmes një njoftimi në Instagram, është bërë e ditur se operacioni ka përfunduar pa komplikacione. Në postim, shoqëruar me një foto nga ambientet spitalore, thuhet:
“Ganggo më i fortë se kurrë, post-operacionit me sukses. Ju falënderon për mesazhet e dërguara, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve”.

Edhe pse nuk janë bërë publike detaje mbi shkakun e ndërhyrjes, burime mjekësore konfirmojnë se artisti ka kaluar fazën kritike dhe ka nisur procesin e rikuperimit.






