14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Pranga 40-vjeçarit në Tiranë,furnizonte dyqanet e Tiranës me cigare kontrabandë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar dy të tjerë në kuadër të operacionit “Contraband”.

Në pranga përfundoi shtetasi Besnik Germenji, ku sipas policisë pasi siguronte cigare kontrabandë, i shiste ato në pika të ndryshme tabakinosh nëpërmet shtetases D.G, ndaj se cilës ka nisur një procedim penal.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Contraband”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u finalizua operacioni policor i koduar “Contraband” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Besnik Germenji 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. G., pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndyshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. G., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...