17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Prangoset në Tiranë turku i rrezikshëm ,në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Një shtetas turk, Hasan Ozcan, 48-vjeç, është arrestuar në Tiranë pas një operacioni policor të koduar “Istanbul”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, dhe ky arrestim është pjesë e përpjekjeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit, Hasan Ozcan pritet të nënshtrohet procedurave për ekstradim drejt Turqisë. Autoritetet e Interpolit Tirana po ndjekin procedurat për dërgimin e tij në vendin ku është dënuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT