16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Pranohet padia e deputetëve të PD për bordin e çmimeve, “Bordi nuk mbron interesin e qytetarëve”

Deputeti i PD-së Dashnor Sulo, në një postim në Facebook është shprehur se Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga, një grup deputetësh për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe se më 31 Janar pritet një vendim.

Sula shprehet se Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët dhe se është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve.

Statusi:

Më 31 Janar, Gjykata Kushtetuese vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve!

Jam i lumtur që reagimin tim të parë publik ta bëj për të informuar qytetarët që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ne, një grup deputetësh për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe më 31 Janar pritet një vendim.

Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët. Nuk ka asnjë përfaqësues nga qytetarët e thjeshtë. Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve.

Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë kushtetutën dhe interesin e qytetarëve.

Ndërkohë dua të ndaj një shqetësim që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Më datë 6 Shtator bashkë me kolegen Dhurata Çupi depozituam ne gjykatë padinë ndaj Bordit për çmimin e naftës. Ndërsa rreth 2 javë më pas me kolegun Bledion Nallbati depozituam padinë për Bordin e çmimeve të ushqimeve. Pra fillimisht ankimuam vendimin e qeverisë për çmimin e naftës dhe më pas për ushqimet.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve. Ndërkohë për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e “arit të zi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...