10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Pranon se vrau me thikë gruan dhe fëmijët e tij teksa flinin gjumë,por mohon akuzat për përdhunim

Një burrë pranoi sot se kishte vrarë partneren, dy fëmijët e tij dhe shokun e tyre të ngushtë në gjumë, por mohoi përdhunimin.

Damian Bendall, 32 vjeç, dyshohet se vrau me thikë 11-vjeçaren Lacey, vëllain e saj John, 13 vjeç dhe shokun Connie Gent, 11 vjeç, në një shtëpi në Killamarsh, Derbys, Angli.

Ai akuzohet gjithashtu për përdhunimin e Lacey dhe vrasjen e partneres së tij, Terri Harris, 35 vjeç.

Bendall u paraqit sot në gjykatën e Derby Croën, ku pranoi fajësinë për vrasje.

Por ai mohoi akuzën për përdhunim të një vajze nën moshën 13-vjeçare.

Ai do të dalë në gjyq për këto vepra, të cilat dyshohet se kanë ndodhur mes 17 dhe 20 shtatorit të vitit të kaluar, më 24 nëntor.

Oficerët u futën në shtëpi në shtator pasi morën një telefonatë dhe gjetën të vdekur 4 persona.

Bendall u dërgua në spital për t’u trajtuar për “plagosje të lehta të vetë-shkaktuara” përpara se të transferohej në paraburgim.

Policia konfirmoi se kishte nisur një hetim për vrasje dhe tha se nuk po kërkonte askënd tjetër në lidhje me ngjarjen tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...