12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Predha ruse u mori jetën gruas dhe dy fëmijëve të tij/ Bashkëshort: ” E mora vesh nëpërmjet një postimi në twiter”

Një burrë ukrainas ka përshkruar lajmin e kobshëm se si mësoi për vdekjen e gruas dhe dy fëmijëve të tij kur një predhë ruse i goditi pa mëshirë. Në një bisedë me New York Times ai tha se e kishte mësuar lajmin pasi kishte parë një postim në Twitter dhe fotot e familjarëve të tij të shtrirë përtokë të pajetë.

“Unë njoha valixhet dhe kështu që e dija”, tha Serhiy Perebyinis.

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.

Ai i tha gazetës se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.
Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”

Serhiy postoi një mesazh në Facebook pak orë më parë se kalvari i tij ishte “si një film horror”. “Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai. Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...