9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Presidenca reagon ndaj deklaratave të kryedemokratit Basha/ “Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, kërkon të spostojë vëmendjen nga kriza ku e ka zhytur opozitën”

Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha bërë dje në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së kryedmokratit Lulzim Basha i cili tha se kreu i shtetit ka qenë aseti më i madh i Ramës në dy javët e fundit të fushatës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tedi Blushi thotë se Basha kërkon të provokojë Presidentin për të shfajësuar veten nga të gjitha greminat që çoi opozitën nga viti 2017 deri në 2021.

Blushi e cilëson Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, teksa thotë se kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

POSTIMI I PLOTË
Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.
Si Kontribuuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:
📌 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

📌 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
📌 3. Djegia e mandateve të deputetëve;
📌 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.
Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.
Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.
Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.
Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ia ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT