27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama takim me krerët e Bashkive: “Kosto e pastrimit është më e lartë se sa bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve, duhet t’i japim mbështetje bashkive”

Kryeministri i vendit, Edi Rama në nisjen e mandatit të tretë qeverisës i ka kushtuar vëmendje të veçantë problematikës së mbetjeve dhe nevojës emergjente për një menaxhim më të mirë të situatës nga bashkitë.

Këtë të shtunë,Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare, ku thekoi sërish se nëse bashkitë nuk fusin në buxhet fondin e nevojshëm për pastrimin e territorit, ai nuk do të miratohet.

Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve. Ai gjithashtu shtoi se duhet adresuar edhe vendosja e gjobave për ata që ndotin ambientet.

Jemi në udhëkryq sa i takon cilësisë së mjedisit, për qytetarët, komunitetet dhe turizmit. Është e qartë që barra e kësaj peshe të madhe përgjegjësie nuk mund të mbetet e gjitha mbi supet e bashkive

Kosto është më e lartë se sa bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. Pastaj dhe qeveria është e detyruar të rishikojë të gjithë skemën e këtij procesi. Gjobat janë të domosdoshme. Por, ata që mendojnë se është thjesht me vendosje gjobash, nuk funksionon kështu.  Apo kur thonë vendosni koshat. Plehrat në rrugët kombëtare s’kanë lidhje me koshat. Në asnjë vend të botës s’ka kosha në rrugë kombëtare dhe s’kanë as plehra në rrugë.

Na duhet një qasje më e organizuar dhe më agresive. Për këtë arsye, kemi thënë që asnjë bashkie s’do i miratojmë buxhetin, nëse nuk përmban fondin e nevojshëm për pastrimin. Ky është objektivi i parë, i padiskutueshëm, do të punojmë ta ndryshojmë buxhetin, ose prefektët nuk kanë për ta firmosur.

Duhet t’i japim mbështetje bashkive, që për shkak të pozicionit gjeografik, kanë mbingarkesë mbetjesh në sezonin veror, kur dyfishohet popullata”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...