12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Presidenti Begaj motivon dhe përgëzon Forcat e Armatosura për misionet në botë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misione dhe operacione paqeruajtëse në botë, duke përfshirë misionet krah NATO-s, OKB-së dhe Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (FA), Gjeneralmajor Arben Kingji, gjithashtu ishte i pranishëm. Presidenti shprehu urime për vitin e ri dhe i përgëzoi ushtarakët për përpjekjet dhe devotshmërinë e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë botërore.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e kontributit të Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare dhe vlerësoi profesionalizmin e tyre. Ai shprehu kënaqësinë që Shqipëria konsiderohet si një partner i rëndësishëm në kuadër të NATO-s dhe tha se kërkesa për shtim të kontributit shqiptar është një shenjë e vlerësimit për profesionalizmin e ushtarëve shqiptarë.

Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet si partner mjaft i rëndësishëm i organizatës së NATO-s dhe kërkesa për shtim të kontributit të Shqipërisë në Aleancë është shenjë e vlerësimit për profesionalizmin e Forcave të Armatosura”,- ka thënë Begaj.

Presidenti Begaj përdori fjalë inkurajuese dhe tha se ushtarët shqiptarë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetjen maksimale ndaj tyre dhe i cilësoi ata si “kontribuesin më të madh të shqiptarëve në botë.”

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Forcave të Armatosura të shërbyerave në rajone të ndryshme si Letonia, Iraku, Sinai, Sudanin e Jugut dhe Detin Egje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...