10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Presidenti Begaj pas takimit me homologun gjerman: “Kjo vizitë është tregues i mbështetjes së Gjermanisë në rrugën Evropiane”

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të enjte në një vizitë zyrtare homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, presidenti vlerësoi ndihmën e dhënë në procesin e integrimit nga gjermania dhe u shpreh besimplotë se ndihma do të vijojë edhe gjatë hapjes së kapitujve gjatë procesit të anëtarësimit.

“Gjermania ka qenë një partnere shumë e besuar. Besoj shumë fort se ndihma që do të jap Gjermania në procesin e negociatave, në hapjen e kapitujve, do të ishte shumë i mirëpritur dhe shumë i dashuruar.

Axhenda e mbështetjes gjermane ka filluar 30-vite më parë. Ëndrra për të qenë pjesë e Evropës ka nisur në vitet ‘90 dhe nuk mund të jepet për bonus nga askush, por si pasojë e punës tonë. Kjo vizitë e presidentit gjerman sot në Tiranë është tregues i mbështetjes së Gjermanisë në rrugën Evropiane”, tha Begaj.

Nga ana tjetër presidenti gjerman vlerësoi progresin e arritur në procesin e integrimit në BE dhe inkurajoi Shqipërinë të vijojë në rrugën e nisur.

“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vet për të mbështetur reformën në drejtësi dhe për tu angazhuar në reformën territoriale.

Pas këtyre 30-viteve ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe dendësia e vizitave reciproke vitet e fundit tregon që interesi midis dy vendeve është rritur.

Vizita ime është një vizitë që vlerëson ato që keni arritur deri më tani dhe ju inkurajon të vazhdoni në rrugën e nisur”, tha Frank-Walter Steinmeier.

Gjithashtu ai u ndal dhe te Procesi Berlinit duke thënë: “Ne e përdorim Procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian, duke rritur fillimisht bashkëpunimin rajonal. Shpresoj që vendimet e miratuara të aplikohet sa më shpejt”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...