10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Presidenti Biden gjatë festës kombëtare të Amerikes jep lajmin e mirë pë Covid-19/ “Falë fuqisë së shkencës, virusi nuk kontrollon më jetën tonë”

Presidenti amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij, në festën kombëtare të Amerikës, u ndal edhe tek pandemia e Covid-19, e cila prej më shumë 1 viti shkaktoi kaos në të gjithë botën.

“Jemi më afër se kurrë të shpallim tani pavarësinë nga virusi”. Ishte kjo kryefjala e fjalimit të presidentit Biden.

Presidenti i bëri komentet ndërsa priti më shumë se 1000 të ftuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë punonjës sektorësh kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë. Por teksa lufta vazhdon tha ai duhet të gjithë të vaksinohemi.

Gjatë fjalës së tij presidenti Biden tha se falë fuqisë së shkencës, virusi “nuk kontrollon më jetën tonë”. Por Biden paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar dhe i nxiti njerëzit të vaksinohen kundër COVID-19.

“Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj”, theksoi presidenti.

Administrata e presidentit Biden kishte vendosur si synim për 4 korrikun, që 70% e të rriturve amerikanë të ishin vaksinuar. Sipas të dhënave nga agjencia e lajmeve Reuters rreth 67% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Amerikanët festuan ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...