14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Presidenti i Napolit flet për suksesin në Serie A,”kemi filluar një epokë të re dhe shpresojmë të fitojmë”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte i bindur se klubi do të regjistronte suksesin e tyre duke e fituar “Scudetton” dhe se tani beson se ekipi do të përpiqet të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.

“ADL” ndjeu sikur Napoli ishte skuadra më e fortë në kompeticion këtë vit, por u zhgënjyen nga gjyqtarët “dy herë”, gjë që ai beson se përfundimisht çoi në eliminimin e tyre në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ai këmbënguli se Napoli ka qenë përpara afatit me objektivat që ai kishte vendosur për klubin kur mori në menaxhim klubin në Serie C, në vitin 2004.

Duke folur për “CBS” pas barazimit 1-1 me Udinese të enjten, De Laurentiis tha: “Kur mbërrita në Napoli, thashë në 10 vitet e para do t’ju sjell në Evropë dhe e bëra më herët”.

“Dhe thashë gjithashtu në 10 vitet e dyta ne do të fitojmë Scudetton dhe gjithashtu ajo kohë ishte dy vjet më parë, kështu që është mirë. Tani kemi filluar një epokë të re dhe shpresojmë të fitojmë vitin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm”, shtoi i pari i klubit kampion të Italisë.

Por, në fund të fundit, udhëheqja e klubit drejt trofeut të parë të Ligës së Kampionëve mbetet qëllimi përfundimtar i presidentit të Napolit.

De Laurentiis është i bindur se Napoli do të jetë në gjendje të shkojë edhe më tej në kompeticionin më prestigjioz të Evropës në sezonet e ardhshme.

“Tani për tani, ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve, sepse këtë vit, mendoj se ishim më të fortët dhe vetëm sepse arbitri nuk ishte i mirë dy herë, ne jemi jashtë. Por, ky është futbolli, kjo është UEFA, kjo është bota. Ne do të përpiqemi vitin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm përsëri”, deklaroi Aurelio De Laruteniis.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...