Sot, Besari, i biri i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, feston ditëlindjen e tij. Në këtë moment të veçantë, Presidenti Meta ka shprehur urimet e tij në një postim në Facebook, e shoqëruar me një foto të tij bashkë me djalin dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi.
“Edhe pranvera të reja për Besarin! Gjithmonë i dashur, i thjeshtë dhe pozitiv. I uroj shëndet, lumturi, dashuri dhe suksese,” shkruan Presidenti Meta.
Në këtë foto të urimit, shihet edhe bashkëshortja Monika Kryemadhi, megjithëse ajo ka bërë të ditur në një dalje televizive se për momentin ka një marrëdhënie të ngrirë bashkëshortore me Metën.