10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Presidenti i ri Bajram Begaj rreth 90 minuta takim me ish-paraardhësit e tij Moisiun, Topin dhe Mejdanin

Pasi u betua si president i Republikës, Bajram Begaj nuk po humbet kohë, duke zhvilluar kështu takime për të marrë këshilla nga ish-krerë të shtetit shqiptar.

Begaj zhvilloi takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisu, Bamir Topin si dhe Rexhep Mejdani, ku për rreth 90 minuta bisedoi me ta dhe mori këshilla.

Takimi në fjalë u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët u shoqëruan nga makinat e Gardës së Republikës. Gazetari Osman Stafa siguroi për BalkanWeb pamjet nga Pallati i Brigadave, ku mjetet e ish-presidentëve ikin pas përfundimit të takimit.

Këto takime vijnë disa ditë para se ai të marrë detyrën. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...