12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Presidenti Macron vjen sot në Shqipëri, vizita e tij shtyhet për pasdite, ja pse

Presidenti Francez, Emmanuel Macron do të mbërrijë në vendin tonë pasditen e sotme, ku do të pritet me ceremoni shtetërore, por ende nuk janë bërë me dije detaje të tjera nga axhenda e tij. Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe. Macron ishte parashikuar që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, por ai e shtyu me disa orë vizitën e tij për në Tiranë.

Sipas mediave franceze, shkak për këtë shtyrje u bënë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT