10.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Presidenti Meta pret në takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë/ “U njoha me shqetësimet e mijëra qytetarëve”

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, kryetarin z.Tedi Malaveci dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, z.Admir Beqiri.

Presidenti Meta ka vënë theksin tek problematika që sjell veprimtaria joligjore edhe e disa përmbaruesve gjyqësorë për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkrua se u njoh prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë.

POSTIMI I PLOTE

🇦🇱 Prita në një takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, kryetarin z.Tedi Malaveci dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, z.Admir Beqiri.

U njoha prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë, të cilët hasin vështirësi për të përmbushur detyrimet e shitura si të transferuara, për mbledhje nga institucione financiare jobankare, në mungesë transparence, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për ta.

Do të ndjek me shumë vëmendje problematikën, në ballafaqim me të gjithë aktorët institucionalë, për t’i nxitur ata që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjin dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve, të cilët detyrohen për t’u përfshirë në marrëdhënie të reja kredimarrjeje.

Nevojitet një ndërhyrje e qartë shtetërore për të ndihmuar këtë kategori, ashtu si dhe një angazhim serioz interaktiv i institucioneve përgjegjëse për të ndalur dhe ndëshkuar pa vonesa çdo veprimtari abuzive.

Mbështes angazhimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privatë, për referimin në organet ligjzbatuese të çdo veprimi të paligjshëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, për penalizimin edhe të vetë përmbaruesve gjyqësorë që angazhohen në veprimtari joligjore për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...