8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Presidenti turk, Tayyip Erdogan kërcënon mediat turke me hakmarrje nëse…

Presidenti turk, Tayyip Erdogan kërcënoi të shtunën mediat turke me hakmarrje  nëse ato publikojnë përmbajtje që shkelin vlerat thelbësore të vendit, një veprim që mund të jetë një prelud për rritjen e censurës në këtë sektor.

Në një deklaratë të botuar në Gazetën Zyrtare, Erdogan tha se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur “kulturën kombëtare” të Turqisë dhe për të parandaluar “efektet e dëmshme në zhvillimin e fëmijëve, si rezultat i ekspozimit ndaj përmbajtjeve të dëmshme në të gjitha mediat e shkruara, verbale dhe vizuale”.

Erdogan nuk specifikoi se cila do të ishte përmbajtja e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta përmes mediave që synojnë të minojnë vlerat tona kombëtare, morale dhe të prishin strukturën tonë familjare dhe shoqërore”, raporton reuters.

Erdogan ka qenë në pushtet për gati 20 vjet dhe shpesh ka kritikuar përmbajtjen mediatike që nuk është në përputhje me vlerat konservatore islame të mbrojtura nga partia e tij, AKP.

Turqia ka forcuar kontrollin e saj mbi median vitet e fundit, me rreth 90 për qind të mediave më të mëdha tani në pronësi ose në pronësi të njerëzve të afërt me qeverinë.

Aleatët dhe kritikët e tij perëndimorë thonë se presidenti turk përdori një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016 për të burgos disidentët dhe për të minuar të drejtat sociale dhe tolerancën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju betohem në dy fëmijët”,seanca për vrasjen e Liridona Ademajt: Bashkëshorti mohon çdo përfshirje

0
Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të enjten seanca lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë ngjarje janë...

Narcizmi: armë apo mburojë? Çfarë thonë studimet më të fundit mbi sjelljen dhe shëndetin...

0
Edhe pse shpesh përdoret në kulturën popullore, termi “narcizëm” shpesh keqkuptohet. A është një person me vetëbesim të shëndetshëm dhe dashuri për vëmendjen, apo...

Viti 2026, vit i rilindjes astrologjike: Disa ditë më me fat për dashuri, karrierë...

0
Viti 2026 pritet të jetë një periudhë “rilindjeje” në astrologji dhe numerologji, duke ofruar mundësi për fillime të reja, zgjedhje personale dhe zhvillim të...

Brikena hapet për ndjenjat ndaj Mateos: “Nuk ka lindur asnjë shkëndijë”

0
Pas sqarimeve të bëra gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e saj me Mateon. Banorja tregoi...

Probleme vazhdojnë në sistemin e self-care për bizneset, edhe pse AKSHI konfirmon funksionalitetin

0
Edhe pse sistemi i self-care për bizneset, i menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), filloi të funksionojë që nga pasditja e...