19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Presidenti Zelensky dhe kryeministri Grek në vizitë në Odesa pas shpërthimeve të fuqishme

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një vizite nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Micotaqis, thanë ata në një konferencë të përbashkët shtypi.

Greqia e ka kritikuar ashpër agresionin e Rusisë dhe i ka ofruar Kievit ndihma humanitare dhe armë, duke përfshirë automjete luftarake dhe municione.

Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh. Nuk patëm kohë të shkonim në një vend të sigurt strehimi”, tha kryeministri grek Micotaqis.

“Është një përvojë shumë e rëndë… është vërtet ndryshe të lexosh për luftën në gazeta se sa ta dëgjosh me veshët e tu dhe ta shohësh atë me sytë e tu”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se sulmi kishte shkaktuar viktima, por nuk dha hollësi mbi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

“Mund ta shihni vetë se me çfarë po përballemi. Ata nuk e vrasin mendjen se ku sulmojnë”, tha zoti Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryeministri grek Micotaqis dhe presidenti Zelensky po vizitonin qytetin port jugor të Odesës, i cili ka qenë në shënjestër të sulmeve të reja të Rusisë pas tërheqjes së Moskës nga një marrëveshje, që mbronte eksportet e Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi në verën e vitit 2023.

Gjatë vizitës, presidenti Zelensky shpjegoi “rëndësinë e portit dhe atë që po bëhet për të rivendosur dhe forcuar rrugët detare të Ukrainës”, tha kryeministri Micotaqis.

Pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit, Ukraina krijoi një korridor të mbrojtur detar për të vazhduar eksportet përmes Detit të Zi.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha javën e kaluar se Ukraina kishte eksportuar më shumë drithë përmes porteve të Odesës në shkurt se në çdo muaj tjetër që nga fillimi i agresionit rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...