12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Presidentin doni ta ktheni në kukull”/ Zhupa kritika ndaj ligjeve për dekoratat: “I mori Rama për qokat e tij”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shprehur kritika ndaj ligjeve për dekoratat dhe titujt e nderit, të cilat i kalojnë kryeministrit Edi rama si kompetencë për t’i dhënë.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se mazhoranca kërkon të uzurpojë çdo pushtet, duke i marrë edhe kompetenca Presidentit të vendit. Ajo deklaroi se mazhoranca do që ta kthejë Presidentin në kukull, të mos ketë mundësi as për të dhënë një dekoratë.

Sipas Zhupës, Rama kërkon që të përkthejë dhënien e medaljeve në vota për forcën e tij politike.

Zhupa: Duket shumë qartë, nuk ka njeri që nuk e shikon. E tha Rama publikisht që kjo bëhej sepse Presidenti i mëparshëm kishte dhënë shumë dekorata, kishte respektuar shumë personalitete dhe këto mund të ishin mbështetje dhe mund të përktheheshin në vota për të. Nuk kishte se si t’ju shpëtonin dhe këto dekoratat. I mori Rama për qokat e tij. Keni krijuar kancelarinë për urdhrat dhe medaljet. Kancelari do të emërohet nga ana e kryeinsitrit. Nuk ka as statusit e nënpunësit civil. Me kod pune që kryeministri e heq dhe e vendos, që të mos i shkojë ndërmend të bëjë ndonjë lëvizje pa e ditur kryeministri.

Edhe në kolegjin përkatës, janë 9 anëtarë, prej të cilëve, 8 janë të kryueministrit. Dhe një prej anëtarëve është nga Akademia e Shkencave. Sot që ne e kemi Akadeinë e Shkencave të kapur politikisht, që drejtohet nga ish-mi9nistri i fundit i arsimit. Edhe ky anëtar është nga e njëjta parti. Presidenti ka vetëm një anëtar në këtë kolegj. I keni vendosur limite për limite.

Presidentit i keni vendosur vetëm 10% tagër për të vendosur në atë kolegj. Si ta ktheni një President, një pushtet që duhet të jetë si garant në të gjitha palët, si ta ktheni në një kukull, që nuk dhuron dot asnjë dekoratë për merita. Ju keni aq merak, saqë shpikni edhe tituj. Keni filluar fushatën në çdo bashki për të krijuar ca tituj. I bëni për t’i shfrytëzuar [politikuisht. Për të thirrur njerëz që nuk ju vijnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...