14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzon Serbinë për presion ndaj zgjedhjeve në komunat veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit në komunat veriore të Kosovës, duke akuzuar Serbinë për presion ndaj qytetarëve për të mos përdorur mundësinë për të larguar kryetarët aktualë. Në një postim në Facebook, Osmani shprehet se shumica e qytetarëve nuk shfrytëzuan këtë mundësi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe dhe strukturave kriminale. Ajo gjithashtu denoncon ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe thekson se Kosova tregoi maturi, organizim dhe respekt për ligjet dhe kushtetutën, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Osmani falënderon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet e sigurisë dhe partnerët për punën dhe përkushtimin në organizimin e procesit zgjedhor, duke shtuar se Kosova i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe se masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.

“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...