8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Princ Leka zyrtarizon marrëdhënien me Blertën, Media Britanike :” fundi i kapitullit me Elian”

Princi Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me partneren Blerta Celibashi, gjatë një feste miqësie në SHBA, disa muaj pas publikimit të lidhjes së tyre. Në atë kohë, 42-vjeçari ishte ende i martuar me aktoren Elia Zaharia, dhe ndarja e tyre nuk ishte bërë ende publike.

“Princi i kurorës Leka II ka debutuar të dashurën e tij të re në Instagram shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij, Elia Zaharia”, shkruan Daily Mail.

Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe gazetën britanike *Daily Mail*, e cila i ka kushtuar një artikull lidhjes së Princ Lekës me fotografe Blerta Celibashi, si dhe ndarjes së tij të bujshme nga Princesha Elia.

Sipas *Daily Mail*, “Princi i kurorës Leka II ka prezantuar të dashurën e tij të re në Instagram, shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij, Elia Zaharia.” Artikulli përmend se zyrtarizimi i lidhjes ndodhi gjatë një darke gala që kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë.

Leka dhe Elia u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të një vajze, princeshës 4-vjeçare Geraldine. Ndarja e tyre në janar u justifikua me arsyetimin se “marrëdhënia kishte humbur funksionin e saj.” *Daily Mail* raportoi gjithashtu se ndarja u shoqërua me tensione, përfshirë një incident të dyshuar të dhunës në familje, që çoi në urdhërin për të qëndruar pesë metra larg njëri-tjetrit.

Pavarësisht nga këto ngjarje, këtë javë Princi Leka dhe Blerta u shfaqën të kapur për dore dhe të buzëqeshur në një event publik, duke shënuar një kapitull të ri për Lekën pas ndarjes nga Elia.

“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Lekën dhe Elian, dhe pavarësisht se ishte pretendues për një fron që nuk ekziston pas shpërbërjes së monarkisë shqiptare në 1943, princi dhe ish-bashkëshortja e tij magjepsëse kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan 8 vjet më parë”, shkruan Daily Mail.

Media britanike thekson se, pavarësisht shpërbërjes së monarkisë shqiptare në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin fituar zemrat e publikut që nga martesa e tyre. Ceremonia e tyre e martesës, tetë vite më parë, ishte një event madhështor që mblodhi mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...