19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Princi Frederik i Luksemburgut ndërron jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rralle POLG

 

Princi Frederik i Luksemburgut ka ndërruar jetë më 1 mars në Paris, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rrallë gjenetike POLG, e cila pengon prodhimin e energjisë në qeliza dhe shkakton dëmtim të shumëfishtë të organeve. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij në faqen zyrtare të Fondacionit POLG, që Frederik e themeloi në vitin 2022.

Në një mesazh prekës, babai i tij, Princi Robert i Luksemburgut, njoftoi për ndarjen nga jeta të djalit të tij, duke e cilësuar atë si themelues dhe drejtorin kreativ të fondacionit. “Me zemër të thyer, gruaja ime dhe unë dëshirojmë të informojmë për ndarjen nga jeta të djalit tonë”, shkroi ai.

Frederik, i diagnostikuar me POLG në moshën 14 vjeçare, e dinte që do të jetonte me një sëmundje të pashërueshme, por ai nuk u dorëzua. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai vazhdoi të jetonte me forcë dhe guxim, duke u përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e rralla. Ai mori pjesë në teste mjekësore me shpresën për të gjetur trajtime, ndërkohë që nuk ndaloi as aktivitete të përditshme, përfshirë mësimin e gjuhës italiane në Duolingo dhe ushtrimet e përditshme.

Një mik i tij ndau një deklaratë emocionuese të Frederik: “Jam i lumtur që unë kam këtë sëmundje. Edhe pse do të vdes prej saj… e di që prindërit e mi do të shpëtojnë fëmijë të tjerë”.

Frederik u shua në Paris, por trashëgimia e tij, si një simbol i forcës dhe guximit për të luftuar për të mirën e të tjerëve, do të vazhdojë të jetojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...