10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Prit t’i çoj fjalën atij ku*vës që më kërcënon me sms”,Balluku urdhëronte momentin e shpalljes së fituesit për tunelin e Llogarasë

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë, një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Hetimet tregojnë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në momentin e shpalljes së fituesit, duke komunikuar në kohë reale me ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin.

Sipas dosjes hetimore, komunikimi është kryer përmes aplikacionit “Signal”, ku Balluku i kërkon Berberit të presë me publikimin e rezultatit deri në një sinjal nga ajo.

Në datën 1 tetor 2021, Berberi i shkruan ministres:

“Ok, për pak nxjerr tunelin.”

Balluku i përgjigjet:

“Prit dhe pak.”

Kur Berberi pyet nëse bëhet fjalë për tunelin, ministrja konfirmon:

“Po po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që më kërcënon me sms.”

Pas disa minutash, Balluku i dërgon mesazhin përfundimtar:

“Nxirre tunelin.”

Menjëherë pas kësaj, Berberi i raporton:

“Tuneli u nxorr sapo.”

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky komunikim tregon se vendimi për shpalljen e fituesit nuk ishte marrë në mënyrë të pavarur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, por u diktua nga vetë ministrja.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Balluku dhe Berberi kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, duke ushtruar kontroll të paligjshëm mbi procesin e vlerësimit.

Hetimi për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë mbi 140 milionë euro, pritet të jetë ndër çështjet më të bujshme që do të shqyrtohen nga SPAK gjatë muajve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...