17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Prizren, tragjedi familjare: Baba godet me thikë për vdekje vajzën 15-vjeçare, plagos gruan dhe vajzën tjetër

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një baba ka kryer një akt të rëndë dhune ndaj familjes së tij, duke vrarë vajzën 15-vjeçare dhe duke plagosur rëndë gruan dhe vajzën tjetër 10-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi, i cili ka bërë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Shotë Galica”.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’. Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, – deklaroi Bytyçi për Telegrafin.

Sipas të dhënave paraprake, burri dyshohet se ka therur me thikë gruan dhe dy vajzat e tij. Vajza 15-vjeçare nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa vajza tjetër 10-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje makabre që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...