Janë proceduar penalisht qytetarët me inicialet L. Xh. dhe B. Z, si administratorë të dy subjekteve që jepnin me qira mjetet lundruese që përdoreshin për argëtim pa lejen e organeve kompetente.
Nga ky operacion janë sekuestruar 10 mjete lundruese (8 Jet Ski dhe 2 motoskafe).
Njoftimi i Policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria në plazhe”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës dhe Njësinë Policore Detare.
Operacioni, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së posedimit dhe të drejtimit të tyre, me qëllim garantimin e sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, në plazhe.
Koordinimi i punës nga të gjitha shërbimet e Policisë, çoi në evidentimin dhe goditjen e 2 rasteve të përdorimit të mjeteve lundruese, për argëtim, pa lejen e organeve kompetente.
Procedohen penalisht 2 shtetas, administratorë të dy subjekteve që jepnin me qira mjetet lundruese që përdoreshin për argëtim.
Sekuestrohen 10 mjete lundruese (8 Jet Ski dhe 2 motoskafe).
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të masave për patrullimin në vijën bregdetare, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive që cenojnë sigurinë e pushuesve në plazhe, bazuar në inteligjencën policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, për argëtim, pa u pajisur me dokumentacionin dhe duke fshehur të ardhurat, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Durrës dhe me Njësinë Policore Detare, operacionin policor të koduar “Siguria në plazhe”.
Gjatë operacionit janë evidentuar 2 raste të përdorimit të mjeteve lundruese, për argëtim, pa certifikimin e nevojshmëm që duhet nga organet kompetente, për këtë aktivitet.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh. dhe B. Z., të dy banues në Durrës.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 10 mjetet lundruese, 8 Jet Ski dhe 2 motoskafe, që lëshoheshin me qira nga subjektet që administroheshin nga shtetasit L. Xh. dhe B. Z.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.