19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Procesi i votimeve për primaret e PD në qarkun e Elbasanit, Alizoti: “PD është e vetmja që bën zgjedhje”

 

Mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i votimeve për primaret në Partinë Demokratike, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin kandidatët për deputetë. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe po vijon pa probleme.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë 22 kandidatë që garojnë për të siguruar mbështetjen e demokratëve:

🔹 Lista e kandidatëve:

• Ilirjan Alliu

• Alesia Balliu

• Aurel Bylykbashi

• Dritan Cani

• Gani Cani

• Klodiana Capja

• Arben Elezi

• Lefter Geshtenja

• Zheni Gjergji

• Lumturi Hasa

• Silvana Hastopalli

• Blendi Himci

• Renato Kumrija

• Doris Madhi

• Armonela Marku

• Redjona Mesiti

• Dritan Mitarja

• Alis Narazani

• Mustafa Pashja

• Dashnor Sula

• Eljor Vila

• Qani Xhafa

Në qytetin e Elbasanit janë rreth 4000 anëtarë me të drejtë vote, ndërsa në të gjithë qarkun janë rreth 12,900 anëtarë që mund të votojnë. Secili anëtar ka të drejtë të japë një votë, ndërsa procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm për demokratët, duke theksuar se ai i jep vitalitet opozitës.

“Në këtë politikën e brendshme shqiptare, PD është e vetmja që bën zgjedhje. Keni partinë përballë në pushtet, nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje. Procesi vitalizon demokratët, i bën të zgjedhin kandidatët që dëshirojnë. Mendoj se procesi do të shkojë mirë, sepse nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i tillë. Ka një frymë pozitive brenda PD dhe opozitarëve. Dhe me sa po shoh, ka nisur në një masë të gjerë, është një gjë shumë e bukur dhe shumë vitale. Uroj kandidatëve suksese dhe që procesi të mbyllet me sukses. Pritet të jetë një pjesëmarrje e lartë, do shohim në fund kur të përfundojë gara”, u shpreh Alizoti.

Rezultatet pritet të dalin pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave.

#PD #Primaret #Elbasan #Zgjedhjet

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...