Vetëm pak javë më parë, kunati i këngëtarit njoftoi hapjen e një “GoFoundMe” për të mbledhur para për Luizin. E teksa rreth 20 mijë dollarë ishin mbledhur, produksioni ka vendosur t’i tregojë vetë artistit për atë çfarë ndodh jashtë. Pas konsultimeve me avokatë, produksioni ka vendosur të informojë Luizin për llogarinë që është hapur për të mbledhur fonde për të.
Luizi po ashtu është informuar për rrjetin e tij social “Instagram”, që po keqpërdorej nga vajza, të cilës ia la në dorëzim. Luizi i kërkoi produksionit që imazhi i tij dhe rrjeti social të menaxhohet nga “Top Channel”: “Dy gjëra dua, të mbyllet ai ‘GoFoundMe’ dhe merrni ‘Instagram’-in.” Kujtojmë se pak ditë më parë, “Instagram”-i i artistit ishte kryefjala e ditës. Faqja me 670 mijë ndjekës, prej kohësh po menaxhohej nga motra e këngëtarit, por duket se produksioni ka kërkuar që ta menaxhojnë ata këtë faqe, duke qenë se edhe videot janë të këtij televizioni.
E gjitha kjo situatë, ka sjellë jo pak përplasje mes familjarëve dhe vetë produksionit, duke pasur si qëllim mbajtjen e këtij “Instagram”-i. Por duket se gjithçka është zgjidhur nga vetë Luizi, që nëpërmjet një komunikimi në dhomën e rrëfimit, ka pranuar me gojën e tij se do të donte që “Instagram”-in ta mbante “Top Chanel”. E në fakt, Luizi gjithçka që mund të thoshte ishte ajo çfarë tha, kjo për faktin se në kontratën që ai ka firmosur me “Top Media”, është e përcaktuar që imazhin e tij do ta menaxhojë televizioni. Ndërkohë, i vetmi nga familja që ka pranuar të flasë herë pas here ka qenë kunati i Luizit. Qëkur u hap “GOFoundMe”, ai sqaroi arsyet e vërteta përse duheshin këto para.
Pas disa përplasjeve mes tyre, produksioni ia ka dalë që të mbyllë këtë faqe, e cila mbante emrin e së motrës së Luizit, duke qenë se emrin e tij nuk mund ta përdornin më. Por, edhe në këto kushte, sërish faqja është marrë, duke u përdorur si pjesë e kontratës prej 100 mijë eurosh që Luizi ka firmosur. Kur qarkulloi lajmi se Luizi ishte nën menaxhimin e produksionit, një reagim kishte edhe kunati i tij. Ai shkruan në një status se kjo është arsyeja pse janë bllokuar fotot dhe informacionet nga “Instagram”-i zyrtar i Luizit, duke shtuar se nuk i është komunikuar se në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo.
“Të nderuar fansa të Luizit. Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në ‘Big Brother’, pasi në një komunikim me produksionin e këtij ‘show’ na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar ‘Top Channel’. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij.