7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë/ PD: “Edi Rama burim i së keqes, po e çon Shqipërinë drejt humnerës”

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me progres-raportin e BE-së për Shqipërinë duke e cilësuar atë si një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi tha në një deklaratë për mediat se “Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita. Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta”.

Deklarata e Bumçit

 

Më poshtë janë pikat kryesore të gjetjeve të Progres-Raportit:

 

– Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021;

– Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim;

– Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave;

– Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave

-Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

-Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

-Ka cënim të pavarësisë së medias, frikësim të gazetarëve, mungesë të aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

-Kadastra është sektor i prirur ndaj korrupsionit, që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

-Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe është i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

-Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

-Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

-Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

-Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

-Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

-Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

-Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

-Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit përfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

-Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.

Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës.

Shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarë popullore.

Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...