11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Projekt vendimi i fundit i qeverisë Rama për shembjen e banesave, Meta jep alarmin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal te projekt vendimi i fundit i qeverisë Rama për shembjen e banesave dhe akuzoi kryeministrin se ka për qëllim të shembë 96 mijë banesa në kryeqytet për interesat e tij dhe të oligarkëve që bashkëpunojnë me të shton ai.

Meta tha se kjo qeveri i ka shkelur disa herë të drejtat e qytetarëve dhe se vendimi i fundit i marrë nga kryeministri është një akt mafioz që nuk është në të mirën e qytetarëve shqiptar. Ai liston disa akte korruptive që sipas tij Rama ka kryer vitet e fundit.

Ndër të tjera Meta u shpreh:“Do shemben 96 mijë ndërtesa, duke i përdorur këto ekspertiza korruptive për interesin e tyre.

Ky vendim është haptasi antikushtetues, pasi banesat kanë pronarë legjitim dhe prishja nga ana e qeverisë dhunon kushtetutën dhe çdo ligj që mbështetet tek ajo.

Janë vënë në shënjestër prona të zgjedhura të qytetarëve, pikërisht se ndërtimet në këto zona sigurojnë para për qeverinë, oligarkët dhe mafiozët dhe grabitja e shqiptarëve të kryhet pa asnjë pengesë.

Pasi shëmbën teatrin, banesa të ndryshme, pasi rrëmbyen koncesionet ky akt i fundit është i akt mafioz.

Asnjë demagogji nuk e shpëton qeverinë nga dhuna e prishjes së banesave.

Ky vendim i qeverisë nuk thotë asgjë për të drejtat e qytetarëve për të jetuar në ato banesa ku janë dhe të rregullohet çfarë është e nevojshme.

Pseudoargumentet e mafiozëve shqiptarët i kanë dëgjuar më parë shqiptarët.

Kjo logjikë mafioze, ky vendim është një shpërblim për narkotrafikantët dhe oligarkët, që ata të vazhdojnë korrupsionin për të larguar qytetarët

Qeveria po të ishte e sinqertë mund të bëntë mjaft për të rinkostruktuar pronat e dëmtuara. Kjo qeveri nuk ka asnjë preokupacion për të garantuar sigurinë e transportit publik, nuk ratifikon urat dhe tunelet, degat e ujëmbledhëse, sigurinë e hidrovoreve.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...