8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për vrasjet e 21 Janarit 2011

Prokuroria e Posaçme ka dërguar në laborator për ekspertim një kasetë që sipas familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, tregon se vrasjet e protestuesve në 21 janar 2011 janë kryer me urdhër. Kaseta përmban 34 minuta audio-regjistrim të komunikimeve të drejtuesve të Gardës gjatë ngjarjes, ku supozohet se dëgjohet Ndrea Prendi, komandanti i atëhershëm i Gardës, duke dhënë urdhër për hapjen e zjarrit luftarak mbi protestuesit, jo më plumba manovër.

Dyshohet se regjistrimi është bërë nga një person me akses në një kanal komunikimi të sigurt që përdorej nga drejtuesit e lartë të Gardës, i cili ka regjistruar komandat dhe urdhrat në momentin e ngjarjes. Ky material konsiderohet një provë e re në procesin hetimor.

Përveç kësaj, disa ditë më parë, janë paraqitur në SPAK ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj. Të dy janë akuzuar për zbatimin e urdhrave të arrestit të prokurorisë 18 ditë me vonesë për Ndrea Prendin dhe pesë gardistët e tjerë, duke dëmtuar rëndë hetimin e ngjarjes.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011 pas një urdhri nga Gjykata e Strasburgut, e cila e kërkoi zbardhjen e kallëzimit të bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës. Gjykata e Strasburgut e cilësoi ngjarjen si krim shtetëror që kërkon të zbardhet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...