4.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Prokuroria nis hetim, Genard dhe Sonida Hajdini shtrohen në spitalin psikiatrik pas videos shqetësuese në Instagram

Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale dhe të përmendur shpesh në mediat shqiptare, Genard Hajdini dhe motra e tij Sonida Hajdini, ndodhen aktualisht të shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, ndërsa Prokuroria ka nisur një hetim pas publikimit të një videoje shqetësuese në Instagram.

Hetimi u hap pas rekomandimit të mjekëve dhe ndërhyrjes së strukturave sociale, pas publikimit nga Genard Hajdini të pamjeve të konsideruara të papërshtatshme me motrën e tij. Videoja nxiti reagimin e menjëhershëm të institucioneve, të cilat kryen vlerësimin e gjendjes shëndetësore të Sonida Hajdinit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë intervistimit Sonida Hajdini ka deklaruar se videoja ishte publikuar me qëllim që të bëhej virale dhe se, sipas saj, nuk kishte elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë Genard Hajdini pas urdhrit të policisë.

Ministria bën me dije se vëlla e motër kishin qenë edhe dy javë më parë në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ku kishin marrë trajtim mjekësor dhe medikamente, ndërsa ishte caktuar edhe trajtim ambulator përmes një kujdestareje të vendosur nga të afërmit e tyre.

Aktualisht, të dy janë shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet. Materialet janë referuar në Prokurori, për shkak të dyshimeve për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se strukturat e shërbimit social, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të hartojnë një plan masash për monitorimin dhe mbështetjen e mëtejshme të dy personave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...