10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Prokuroria private e Edi Ramës”/Berisha sulmon SPAK-un dhe Prokurorët

Tre ditë pasi u mor si i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp, ku sulmoi ashpër prokurorët dhe mbrojti “Fondacionin Fëmijët Shqiptarë”, drejtuar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Në këtë dalje, Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama “padron vrasës, përdhunues dhe hajdut”, dhe akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, si “hajdut dhe monstër”. Duke i quajtur prokurorët e SPAK “SKAP i partisë”, Berisha i akuzoi se po veprojnë si “prokuroria private e Edi Ramës” dhe se po ndjekin urdhrat e tij politikë.

Berisha pohoi se aktakuza ndaj tij është e padrejtë dhe se prokurorët kanë përfshirë në dosje emrat e fëmijëve autikë, përfitues të bamirësisë së Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”. Ai theksoi se në periudhën 2010-2022, në drejtim të këtij fondacioni, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi (vajza dhe dhëndri i tij) kanë dhuruar 8.6 milionë lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë, duke kontribuar për fëmijët autikë.

Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën sepse kanë kontribuar në mënyrë të përvitshme për bamirësinë e fëmijëve autikë,” tha Berisha, duke falënderuar me mirënjohje të dy për bujarinë dhe bamirësinë e tyre. Ai theksoi se këto kontribute për bamirësinë janë bërë në mënyrë transparente dhe ligjore.

Kjo situatë ka ngritur tensione të mëtejshme mes Berishës dhe SPAK, teksa ai vazhdon të përballet me akuza të rënda korrupsioni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...