7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Prostitucioni në Tiranë: e reja turke ankohet për rënie klientësh gjatë Ramazanit, zbulohet rrjeti i organizuar me menaxher nga Turqia

Një e re turke është lënë në burg nga Gjykata e Apelit e Tiranës, pas arrestimit të saj për ushtrim prostitucioni në një rast që ka zbuluar një rrjet të organizuar dhe të strukturuar mirë me bazë në Tiranë dhe lidhje me Turqinë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga mediat, vajza kishte mbërritur në Shqipëri me ftesë të një mikeje, e cila e kishte bindur të punonte si eskortë, duke i premtuar fitime të larta. Në Tiranë ajo u prit nga Sinan Borat, një ish-parukier nga zona e Astirit, që tashmë punonte si taksist, duke shërbyer për transportimin e vajzave që ofronin shërbime seksuale.

“Më tha: pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Do të të presë një miku im turk,” ka dëshmuar vajza.

Rrjeti “Isil” në WhatsApp

Hetimet zbuluan se vajza ishte pjesë e një rrjeti të organizuar që operonte përmes një grupi WhatsApp me emrin “Isil”, ku ishin tre persona:
• Vetë e reja, që ofronte shërbimin.
• Një tjetër vajzë me pseudonimin “Cansu”, që shërbente si operatore dhe koordinuese.
• “Hakan”, menaxheri kryesor, që vepronte nga Turqia dhe siguronte klientët.

Çdo shërbim seksual paguhej nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta, me pagesa të parapaguara. Fitimet ndaheshin në mënyrë të barabartë mes vajzës dhe Hakanit, i cili mbulonte gjithashtu një pjesë të qirasë së apartamentit ku ajo qëndronte.

Menaxhimi financiar dhe periudha e Ramazanit

Sipas përgjimeve, sa herë vajza grumbullonte një shumë të madhe parash, ajo njoftonte menaxherin, i cili dërgonte një person për të tërhequr të hollat. Në një prej bisedave, ajo ankohet për rënie të kërkesës gjatë muajit të Ramazanit, duke thënë se klientët ishin të pakët në këtë periudhë.

Hetimet vazhdojnë

Prokuroria dhe policia janë duke vijuar hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në rrjet, si dhe për të zbardhur nëse ka vajza të tjera të huaja të rekrutuara për këtë skemë. Rasti tregon një tjetër formë të trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual, përmes përdorimit të teknologjisë dhe kontakteve ndërkombëtare.

Autoritetet pritet të shtrijnë hetimet edhe në Turqi, për të identifikuar rolin e plotë të “Hakanit” dhe rrjetit që ai drejtonte në distancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...