9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Protesta do jetë paqësore”, Berisha thirrje deputetëve: “Mos pranoni më tragjedinë që luhet në kurrizin tuaj!”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e PD se protesta e paralajmëruar më 8 janar do të jetë paqësore.

Ai tha se arma më e fortë është vendosmëria për realizimin e qëllimeve në mënyrë paqësore, teksa iu bëri thirrje ‘mercenarëve që ndodhen në PD’ të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje deputetëve të PD-së që t’u bashkohen anëtarëve dhe simpatizantëve.

“Ftoj të gjithë anëtarët e PD të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tij, për ta shndërruar atë në shtëpi lirie, në një protestë paqësore, në një ngjarje madhore të revolucionit tonë paqësore. Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese, se protestuesit nuk kanë as edhe hatërmbetjen më të vogël ndaj tyre. Të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve të kësaj shtëpie dhe natyrisht çlirimi i saj nga pengu i Edi Ramës, peng Basha. Nesër ftoj të gjithë deputetët e PD të jenë këtu me anëtarët e tyre dhe të mos bashkohen për asnjë minutë me një njeri të cilit partinë që i besuan, partinë që i bëri ata deputetë, në një parti blindash, burgu, bunkeri dhe bravash. Nuk mundet kurrsesi që ju të dashur deputetë të pranoni më tutje këtë tragjedi që luhet në kurrizin tuaj për interesin tuaj. 

Nesër jeni të ftuar të bashkoheni me anëtarët dhe simpatizantët tuaj, me ata të cilët kanë derdhur lumenj djerse që ju të fitonit mandatin e deputetit. Ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë, ata që i kanë dhe ata që s’i kanë dokumentet e PD le t’i marrin me vete në mënyrë që t’ia tregojnë pengut të Edi Ramës se jeni këtu në emër të tyre. Protesta jonë është protestë paqësore. Arma jonë më e rëndësishme është vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyrë paqësore.

“Ka të bëjë më atë parim sipas të cilit shumica vendos, pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën. Kërkon t’i konfiskojë ndërtesën e saj, shtëpinë e demokratëve, duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Kemi të bëjmë me një parim themelor të demokracisë dhe de facto me një përpjekje të jashtëzakonshme, por edhe tejet krimuinale për asgjesimin e pluralizmit politik në Shqipëri, në shndërrimin në brava dhe dyer të blinduara, për të mbrojtur individë pa moral politik dhe njerëzor. Ndaj unë ftoj sot 44 mijë anëtar të PD-së, dhe të tjerë që për një arsye apo tjetrën nuk morën pjesë në referendum, të gjithë ata që firmosën shkarkimin e ish-kryetarit për dhunimin flagrant të statutit, të parimit dhe çdo lloj norme tjetër demokratike në PD.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...