31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sali Berisha shprehet i vendosur: “Dyert do hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do tu rikthehet demokratëve”

Sali Berisha u shpreh i vendosur se ditën e nesërme dyert e selisë së Partisë Demokratike do të hapen nga anëtarësia e kësaj force politike.

Përmes një deklarate për media nga ambientet e jashtme të selisë së PD, Berisha u shpreh me ironi se blindat e vendosura për fortifikim në dyert e selisë do të hiqen dhe do t’i dërgohen me kamion afër shtëpisë Lulzim Bashës që t’i përdorë për çfarë të dojë.

“Absolutisht kemi informacione i kemi të regjistruar dhe ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin se do të përballen me pasoja të rënda. I kemi të identifikuar me emra. Përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha i cili për fotot e publikuara dje, nxori zëdhënësin dhe tha që janë të dy viteve më përpara.

Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do tu rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg në ndërtesë të lirisë. Ju informoj se çdo blind i vendosur në këtë ndërtesë do të ngarkohet në një kamion dhe t’i çohet Lulzim Bravës afër shtëpisë ta përdorë për çfarë të dojë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...