5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Protesta e Opozitës përshkallëzohet: Molotov dhe përleshje në rrugët e Tiranës

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë përpara Kryeministrisë, e cila ishte njoftuar të fillonte në orën 18:00. Selia blu nuk ka dhënë shumë detaje për organizimin e protestës, por ka deklaruar se do të ketë akte të mosbindjes civile. Megjithëse numri i protestuesve ishte modest, protesta ka nisur me akte agresive. Me të mbërritur para Kryeministrisë, protestuesit kanë sulmuar policinë me lëndë piroteknike dhe kanë hedhur molotov drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Ora 19:51 – Molotov drejt Bashkisë së Tiranës, përleshje me policinë
Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotov edhe drejt Bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Një prej tyre u ndodh mes flakëve pas shpërthimit të një molotovi. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ora 19:45 – Molotov drejt Ministrisë së Brendshme
Situata u tensionua më tej kur protestuesit hodhën molotov drejt Ministrisë së Brendshme, duke rrezikuar përsëri jetët e efektivëve të pranishëm.

Ora 19:38 – Dhunë ndaj selisë së Partisë Socialiste
Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, duke shkaktuar dhunë dhe përleshje me policinë. Ky është një akt i përsëritur, dy vjet pasi protestuesit dogjën selinë e Partisë Demokratike.

Ora 19:34 – Bllokim i rrugëve dhe makinat në mes të protestës
Përveç sulmeve me molotov, protestuesit kanë bllokuar rrugët duke përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Situata në rrugët e Tiranës vazhdon të jetë e tensionuar, me aktet e dhunës që përshkallëzohen ndërsa protesta vazhdon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...