15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Protesta e Opozitës eskalon në dhunë: Flakë stacionit të autobuzit, përplasen me policinë

Protestuesit e opozitës janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë pranë Myslym Shyrit, ku situata është tensionuar më tej. Gjatë marshimit, disa protestues i kanë vënë flakën një stacioni autobusi, dhe pamjet tregojnë fasadën e stacionit të përfshirë nga zjarri.

Protesta, e cila filloi përpara Kryeministrisë, u përshkallëzua shpejt me përplasje midis protestuesve dhe policisë. Militantët e opozitës, nën drejtimin e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotovë drejt forcave të sigurisë. Pjesa më e madhe e protestuesve mbajnë në duar pankarta me foto të deputetit Ervin Salianji, i cili, sipas tyre, është burgosur padrejtësisht për arsye politike. Ndër mesazhet e shkruara në pankarta janë: “Heshtja barazim me burg, fjala barazim me liri,” dhe “E vërteta nuk prangoset.”

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita ka nisur me tensione dhe akte dhune, që synojnë të shprehin revoltën kundër qeverisë dhe drejtësisë së përdorur politikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...