11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Protesta e Pensionistëve për rritjen e pensioneve: Kërkesa për drejtësi ekonomike

Përfitimet e pensionistëve në Shqipëri kanë pësuar një rritje minimale, vetëm 20 lekë në ditë, e cila është sa për një gjysmë bilete autobuzi. Ndërkohë, qeveria shpenzon vetëm 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për pensionet, ndërsa dedikon plot 50% të PBB për Partneritetet Publike e Private (PPP). Sipas indeksimit prej 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet janë rritur me rreth 752 lekë, ndërsa pensionistët në fshat kanë marrë 453 lekë më shumë.

Kjo situatë ka sjellë protestat e qindra pensionistëve nga e gjithë Shqipëria para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë pensione më të larta pas dhjetëra vitesh punë të palodhur. Pavarësisht moshës, sëmundjeve ose pamundësive financiare, minatorë, naftëtarë, invalidë dhe ish-ushatarakë janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, qytetarët dhe përfaqësues të pensionistëve bënë thirrje për një protestë të re ditën e nesërme, duke u bërë thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve të bashkohen në këtë kauzë për drejtësi ekonomike.

Ne do t’i vazhdojmë protestat tona deri në plotësimin e këtyre kërkesave. Ftojmë edhe një herë të gjithë pensionistët dhe qytetarët e këtij vendi që t’i bashkohen protestës së nesërme,” shprehen ata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...