19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Protesta para Bashkisë së Tiranës zgjat për tre orë: Dhunë, Molotovë dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë

Ka zgjatur tre orë protesta e thirrur sot pasdite para bashkisë së Tiranës. Edhe pse leja në polici merret nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijë të parë të protestuesve ishin protagonistë kryesorë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ata që gjithmonë prijnë dhe nxisin veprimet e dhunës, Flamur Noka, Klevis Balliu, Tedi Blushi. Ndryshe nga herët e tjera – kur vajza e ish kryeministrit qëndronte në një cep të protestës si shenjë solidariteti – këtë herë, Argita Malltezi ishte në vijë të parë.

Protesta e nisur rreth orës 16:30 nisi fillimisht me fjalime nga protagonistët e Rithemelimit, më pas drejt bashkisë u hodhën molotovë, mollë apo vezë apo gurë, duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së Shpejtë të cilët ishin me skafandë dhe mburojë.

Më pas rreth orës 18:40 protetuesit kërkuan të hyjnë brenda në bashki dhe nisën përplasjen fizike me policinë. Hoqën gardhin metalik dhe e hodhen drejt policisë e cila në një moment u përdor gaz dhe spraj për ti zbrapsur. E ndërsa protesta nisi në orën 16:30 dhe dera e bashkisë ishte e kyçur me dry, online u mblodh këshilli bashkiak i Tiranës ku kryebashkiaku Veliaj tha se protesta po organizohej nga ata që ndjekin pas humbësit klasikë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gjatë protestës një efektiv i policisë i ra të fikët ndërsa një person u arrestua.

Kjo e sotmja është protesta e pestë para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë por që lejen në polici e merr Aleanca për Teatrin. Edhe Protesta e 26 prillit, e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. Një person është arrestuar nga policia, afër pranë perimetrit të godinës së Bashkisë Tiranë, si pjesëmarrës në protestën e dhunshme të organizuar nga Rithemelimi.Pas 3 orësh, protesta e organizuar nga Rithemelimi dhe PL, para bashkisë së Tiranës ka përfunduar.

Si zakonisht edhe kësaj here nuk munguan skenat e dhunës, me molotov dhe përplasje të shumta fizike, mes protestuesve dhe policisë.

Vandalizmi i shkkatuar nga eksponentë dhe simpatizantë të opozitës ka rrezikuar edhe jetën e efektivëve, ndaj pas protestës para bashkisë së kryeqytetit kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...