Gazetari Osman Stafa, i pranishëm në protestën për Onkologjikun dhe mungesën e medikamenteve, theksoi nevojën për reagim nga qytetarët. Ai vuri në dukje se 43 milionë euro do të mjaftonin vetëm për medikamentet për kancerin e gjirit.
Në protestë, pjesëmarrësit mbanin tullumbace të zeza në shenjë simbolike.
“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lësh një pacient? Është e dhimbshme, ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin për medikamentet për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla – janë paratë tona. Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar, ka pasur familjarë që janë prekur.
Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ta themi një të vërtetë për ata që po përballen me këtë sëmundje, dhe ta dëgjojnë të gjithë”, tha Stafa.






