4.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Protestë para Ambasadës së SHBA-së në Athinë kundër arrestimit të Maduro-s

Dhjetëra protestues u mblodhën mbrëmjen e së shtunës përpara Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës amerikane dhe asaj që e cilësuan si ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës, pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro.

Demonstrata u organizua nga grupe aktivistësh dhe organizata të majta, të cilët mbajtën pankarta dhe brohoritën slogane kundër imperializmit dhe politikës së jashtme të Uashingtonit. Protestuesit kërkuan respektimin e sovranitetit të Venezuelës dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalë çdo formë presioni politik apo ekonomik ndaj këtij vendi.

Gjatë tubimit pati momente tensioni, kur një grup demonstruesish dogji flamurin amerikan, veprim i shoqëruar me thirrje proteste dhe reagime simbolike kundër SHBA-ve. Megjithatë, sipas autoriteteve greke, protesta u zhvillua kryesisht në mënyrë paqësore dhe nuk u raportuan përplasje serioze apo arrestime.

Protesta të ngjashme janë shënuar edhe në qytete të tjera evropiane, si shenjë solidariteti me popullin venezuelian, i cili po përballet me një situatë të rëndë politike dhe ekonomike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...