14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Protestë para SPAK për teatrin/Malka flet me tone të forta: Çdo njeri zgjedh të jetojë si shqiponjë ose zhapik

Aktori i njohur Mehdi Malka ka protestuar sot para SPAK-ut pasi ende nuk kanë një përgjigje në lidhje me kallëzimet që kanë bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Malka tha se po jetojmë në një diktaturë dhe se njerëzit duhet të zgjohen nga gjumi sipas tij për të vendosur demokracinë në vend.

Mehdi Malka: Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka se ashtu e kanë hallin ata. Unë e kam thënë shumë herë që të kuptojmë se cfarë është drejtësia. Kemi 5 vjet që rropatemi, nuk marrim pjesë në hallet e familjes, e kam thënë “Ra teatri, ra demokracia”, ta gëzoni diktaturën. Ku ka autoritrokaci? Këtu ka diktaturë dhe ata që udhëheqin të fshijnë këpucet e tyre të pista në kurrizet tona. Çdo njeri zgjedh, o të jetojë si shqiponjë o të zvarritet si zhapik.

Më pelqen të jem një shqiponjë, të kem lirinë time, ju dua shumë ju kam shumë xhan.

Ju bëj nje thirrje kudo nga jini, mos rrini shtrirë, ngrihuni nga gjumi jo për të vrarë por për të vendosur demokracine, se jemi në diktaturë. Është më mirë të vdesësh duke protestuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...