26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

34 vjeç ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet sot në Vlorë

Arrestohet shtetasi Marjus Balo, 34 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndërsa në Sarandë është arrestuar në flagrancë një 24 vjeçar me inicialet E.D. pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i është gjendur një sasi lënde narkotike dhe para të cilat dyshohet të jenë fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njofimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin Marjus Balo, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2021, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...