30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Protestuesit në Koçan thyejnë xhamat e lokalit të pronarit të diskotekës ku humbën jetën 59 persona

Tragjedia e rëndë në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 59 persona, ka shkaktuar reagime të forta në gjithë vendin. Protestues të revoltuar kanë shpërthyer në qytetin e Koçanit, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë që ka tronditur gjithë rajonin.

Sipas mediave vendase, qindra qytetarë kanë protestuar para bashkisë së qytetit, duke hedhur vezë dhe shishe drejt godinës, si dhe duke thyer dyert dhe dritaret. Ata kanë kërkuar të takohen me kryetarin Ljubço Papazov, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Më pas, turma është drejtuar drejt lokalit të dytë të pronarit të diskotekës fatale, ku protestuesit kanë thyer xhamat e dyqanit në shenjë revolte.

Ndërkohë, në kryeqytetin Shkup, mijëra studentë dhe nxënës janë mbledhur në sheshin e Universitetit Shtetëror “Kirili dhe Metodi”, duke ndezur qirinj në kujtim të viktimave. Organizatorët kanë njoftuar se tubime të ngjashme do të mbahen çdo ditë deri më 21 mars.

Autoritetet kanë nisur hetimet për tragjedinë, ndërsa opinioni publik kërkon përgjigje për përgjegjësit e kësaj katastrofe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...