10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Provimi i shtetit në mësuesi, hapen aplikimet në zyrat arsimore

Kanë muaj që presin e pyesin për një datë të mundshme për zhvillimin e provimit të shtetit në mësuesi, por vetëm tani është dhënë drita jeshile për mësuesit e rinj, të cilët duan të fitojnë licencën për të konkurruar mandej në provimin për punës “Mësues për Shqipërinë”.

Në një letër që Ministria e Arsimit ua ka nisur drejtorive arsimore rajonale e zyrave arsimore kërkohet marrja e masave për regjistrimin dhe dorëzimin e listës së emrave që duan të testohen në sezonin që do të mbahet në muajin e ardhshëm. “Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit do të zhvillohen gjatë muajit prill 2022, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sipas kalendarit të hartuar nga ky institucion”, citohet në shkresën përcjellëse, në të cilën nënvizohet se deri në gjysmë të muajit mars, pra, në datë 15, zyrat arsimore të dorëzojnë listën e kandidatëve bashkë me të dhënat e tyre.

Ato i përcillen QSHA-së, e cila pasi harton kalendarin me datat bazuar në atë database, harton dhe bën publike listën bashkë me datën dhe orën specifike të të testuarve. Si rregull, testimet për profesionet e rregulluara të mësuesit e mjekëve mbahen dy herë në vit, parimisht në korrik e dhjetor, por rendi është prishur prej kohësh tanimë, çka ka penalizuar të rinjtë në kërkimin e një pune me zgjatjen në kohë të procesit.

MAS u bën me dije zyrave vendore se janë përgjegjëse për saktësinë e të dhënave në filtrimin e dosjeve që plotësojnë ose jo kushtet për t’u futur në provim. Sakaq, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për mosrespektimin e afateve në zhvillimin e testimeve dy herë në vit, dhjetor e korrik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...