4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

PS çon në SPAK Jorida Tabakun pas takimit me Arben krajën: Ka ushtruar ndikim te kreu i Prokurorisë së Posaçme

Partia Socialiste do të dërgojë në SPAK kryetaren e Komisinit Hetimor Parlamentar Jorida Tabaku, pasi sipas tyre ka tentuar që të ushtrojë ndikim te kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Me kërkesë të saj, Tabaku kërkoi sot takim me Krajën, dhe e realizoi në mëngjes, që sipas socialistëve është në shkelje të ligjit.

Felaj: Maxhoranca do të kallëzoj në SPAK deputeten Jorida Tabaku, për vepra penale, e para për ushtrim të paligjshëm të ndikimit te funksionarët publikë, dhe e dyta për shpërdorim detyre. Tabaku është takuar me organet e drejtesisë, duke mos qenë e mandatuar nga ky Komision.

Tabaku ka kërkuar nga SPAK mbështetje publike për PD, ende pa mbaruar hetimin ku komision. Deklaratat e Tabakut pas takimit në SPAK janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Komisioneve Hetimore. Nuk keni respekt për këtë komision të cilin e keni kërkuar vetë. Keni shkelur në menyrë flagrante ligjin. I kërkojmë SPAK që të ketë një reagim publik për këtë çështje.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është, a ka mundësi të pushosh? Me qetësi zonja Felaj, ju dëgjova, më lini që të flas. E përmenda faktin që zonja Felaj nuk ishte për një javë… këtu është e pamundur, pusho se do të flas unë. Pusho, pusho se do të marr masa që të të përjashtoj. I kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të përjashtohet zonja Felaj, nëse e përsërit një gjë të tillë.

Zonja Felaj është shembulli më i keq i zonjave që bëjnë politik.

Është e pakonceptueshme sesi një zonjë mund të sillet kështu, të lutem a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho po të them. Mblidh veten, qetësohu dhe pusho. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë, me fuqi të plota për të marrë pjesë në komision.

Nuk ka akuzë më të mirë se ajo që mu bë nga zonja Felaj, këta deputetë që duhet të ishin përpara drejtësisë, që duan të pengojnë hetimin në javën më të rëndësishme të Komisionit, ka ardhur dhe na bën ne moral për zbatimin e ligjit.

Në vend që të bësh padi për mua, bëje një padi për veten dhe tre kolegë, që jeni në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, që edhe pse keni hedhur firmën për inceneratorët jeni këtu në këtë komision.

Zonja Felaj është shembulli më i mirë i konfliktit të interesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...