Pas debateve dhe tensioneve të seancës së djeshme, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Sali Berishës dhe deputetëve Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.
Komisioni i Etikës pritet të mblidhet sot në oren 15:00 sa i takon kësaj kërkese edhe pse nuk është në rend dite.
Sekretariati i Etikes ka ne rend te dites verifikimin e firmave te dy deputereve te PD, Oerd Bylykbashi dhe Belind Kellici sa i takon kërkesës për komision hetimor për çështjen McGonigal.
Për gati 1 orë e gjysmë, deputetë të PD-së u përplasën me kolegët e tyre ku kryefjalë e akuzave ishte çështja McGonigal, ndërsa disa prej tyre nuk u lejuan që të hynin në sallë pasi ishin të përjashtuar.