12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama”/ Grupi i PD i përgjigjet Ballës: “U tërhoqe pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton”

Pas deklaratës së Kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se partia demokratike është tërhequr nga procesi i sjelljes së kandidaturave, ka reaguar grupi i PD.
Sekretari i Grupit të PD Arbi Agalliu ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga mbledhja për Presidentin e ri dhe deklaron ka qenë PS ajo e cila u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President.
Agalliu shkruan se Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve.
Postimi:

“Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë.

Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...