11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Pse doja të rrija në një burg izraelit?” – Izraeli deporton Greta Thunberg pas ndalimit në flotiljen për Gazën

Izraeli ka deportuar aktivisten e njohur për klimën, Greta Thunberg, pasi ushtria izraelite ndaloi anijen ku ajo ndodhej, pjesë e Flotiljes së Lirisë, e cila synonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme izraelite, e cila njoftoi se Thunberg është dërguar fillimisht në Francë dhe më pas është nisur për në vendlindjen e saj, Suedi.

Në një postim në platformën X, ministria publikoi një foto të Thunberg të ulur në aeroplan, duke theksuar deportimin e saj, pavarësisht se aktivistja ka zgjedhur ndër vite të shmangë udhëtimet ajrore për arsye mjedisore.

Duke folur pas mbërritjes në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, Thunberg e përshkroi ndalimin si një situatë “kaotike dhe të pasigurt”. Ajo tha se, megjithatë, “kushtet tona nuk janë asgjë në krahasim me atë që po kalojnë njerëzit në Gaza”.

“Ne ishim shumë të vetëdijshëm për rreziqet e këtij misioni,” tha Thunberg. “Qëllimi ynë ishte të shkonim në Gaza dhe të shpërndanim ndihmë.”

Aktivistja shtoi se pjesëtarët e flotiljes u mbajtën të ndarë nga njëri-tjetri dhe disa prej tyre patën vështirësi në komunikimin me avokatët. E pyetur pse zgjodhi të deportohej, ajo u përgjigj: “Pse do të doja të qëndroja në një burg izraelit më shumë seç duhej?”

Thunberg theksoi se aktivistët do të vazhdojnë përpjekjet për të dërguar ndihmë në Gaza dhe bëri thirrje për veprim ndërkombëtar:
“Qeveritë duhet të mobilizohen jo vetëm për të siguruar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, por, më e rëndësishmja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe shtypjes sistemike që po përjetojnë palestinezët çdo ditë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...